Komuna e Skenderajt shpërndan pajisje për bletari

Në praninë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, nënkryetarit Nuredin Lushtaku dhe drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, sot janë nënshkruar kontratat në mes të Komunës së Skenderajt dhe 53 fermerëve, secili fermer përfiton 5 komplete; koshere, veshmbathje dhe tymose, në kuadër të mbështetjes konkrete për bujqit e komunës sonë.

Loading...

Kryetari Jashari, duke i uruar fermerët përfitues, ka thënë se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë t’i mbështes bujqit, me anë të subvencioneve dhe programeve tjera mbështetëse, për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Duke zhvilluar sektorin e bujqësisë, që është një ndër prioritet në qeverisjes sime, zhvillojmë Komunën e Skenderajt, është shprehur kryetari i Komunës, Bekim Jashari.