Komuna e Skenderajt sot ka rrënuar terasën e lokalit afarist restaurant  “Prima”, përcjellë Drenica Press.

Sipas Komunës së Skenderajt thuhet se arsyeja e rrënimit të kësaj terase është se ky lokal ka patur leje vetëm për çadër dhe jo terasë metalike.

“Pronarit në fjalë i është lejuar vetëm ceradë-mbulesë për terasë me dimensione të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik.”

Sipas pamjeve të siguruara nga Drenica Press shihet momenti i rrënimit të kësaj terase. Kurse ditë me parë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kishte marrë vendim rrëzimin të disa villave në fshatin Qyqavicë të Skenderajt.

Në një njoftim të komunës ndër të tjera thuhet: “Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka reaguar pas rrënimit të objekteve pa leje, duke thënë se ligji do të jetë mbi të gjithë. Jashari ka thënë se askush nuk do të lejohet të ndërtojë çfarëdo objekti pa iu nënshtruar procedurave të parapara ligjore, qoftë në Qyqavicë apo edhe dikun tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

“Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, ka thënë Kryetari Jashari.”

 

No tags for this post.