Komuna e Skenderajt po punon në rregullimin e ndriçimit publik

Kësisoj, kompania “Al Trade”, e kontraktuar nga Komuna e Skenderajt, për rregullim të sistemit të ndriçimit publik, ka dal të martën në terren, me qëllim t’i sanojë defektet që janë shfaq në disa shtylla elektrike në lagjen afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Famlijare.

Loading...

Punëtorët e kompanisë janë parë tek punojnë në rregullimin e disa shtyllave me ndriçim elektrik në infrastrukturën, duke e bërë funksional 27 shtylla elektrike të sistemit ndriçimit publik, si dhe janë funksionalizuar edhe 2 shtylla të tjera që nuk kanë qenë në funksion që 18 vite.

Puna do të vazhdojë deri rregullimin e plotë të ndriçimit publik brenda qytetit.

Fotografia e Komuna Skenderaj