Komuna e Skenderajt: do ta vërtetoj koha pafajësinë e Sami Lushtakut

 

Pas vendimit të Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin e Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së, Komuna e Skenderajt ka reaguar ndaj këtij vendimi, të cilin e quan abstrakt dhe të pa pritur.                     

Vendimi i sotëm i Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin për krime lufte të Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së është abstrakt dhe i paparitur. Institucionet komunale dhe qytetarët e Skenderajt me gjithë pakënaqësit e shprehura që nga fillimi i procesit ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, kanë qenë të bindur se megjithatë  ky proces do të udhëhiqet në mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Fatkeqsisht ka ndodhur e kundërta, pasi Gjykata,  nuk ka arritur apo nuk ka dashur të faktojë akuzat e sypozuara dhe të mveshura.

Procesi gjyqësorë dhe vendimi i sotëm ka qenë politik dhe i adesuar më qëllim të dëmtimit të imazhit, posaqërisht të z. Lushtak, si udhëheqës ushtarak në luftë dhe udhëheqës brilant në paqe. Ne i bashkohemi qëndrimit të qytetarëve të Skenderajt si atakimi i kryetarit Lushtaku që në fillim ka qenë i padrejtë, ndërsa procesi dhe dënimi  nuk është i bazuar në fakte, por në deklerata verbale të dëshmitarit të mbrojtur , që kanë pasur motiv kryesor rivalitetin politik dhe inatet personale.

Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm se Sami Lushtaku është denuar padrejtësisht, pa fakte konkrete dhe bazuar vetëm në dekleratën e trilluar të një dëshmitari të mbrojtur. Konsiderojmë se sot drejtësia në Kosovë ka dështuar, sepse ka dënuar ish pjestarët e UÇK-së për veprime të pavertetuara, ndërkohë që eshe sot kriminelët e vërtëtë të luftës nuk ndiqen, nuk denohen dhe nuk akuzohen.

Edhe përkundër vendimit të sotëm, i sigurojmë qytetarët e Skenderajt se edhe përkundër dëshirës së dikujt që Sami Lushtaku të etiketohet si kriminelë lufte, ai është plotësisht I pafajshëm gjë të cilën do ta vertetojë koha. /drenicapress/