Komuna e Skenderajt, del me rezultatin e dëmeve nga vërshimet, totali i dëmeve 60 mijë e 481 euro

Vërshimet që ndodhën me datën 6 dhe 7 shkurt të këtij viti Komunës së Skenderajt i kanë shkaktuar dëme materiale si në pronat publike dhe në pronat private hiq më pak se 60 mijë e 481 euro. Kjo bëhet e dituar nga grupi emergjent i kësaj komune , i cili ka analizuar dëmët që i kanë shkaktuar vërshimet kësaj komune. I pyetur nga portali ynë zëdhënësi i kësaj komunes z. Hajriz Koci ka bërë të dittur për dëmet që janë shkaktuara nga vërshimet.
Dëmet nga vërshimet që kanë ndodhur në fillim të shkurtit janë si vijon:
1. Dëmet ne pasurine  private, ku përfshihen objektet e banimit, objektet tjera përcjellëse dhe tokat bujqësore, kapin vlerën 30 681 euro.
2.Dëmet në pasurinë publike, ku përfshihen rrugët, urat dhe shtrati i lumit janë 29 800 euro.
Në total dëmet e regjistruara janë 60 481 euro. Raporti për dëmet tashme është dërguar edhe në institucionet qendrore
Ndërkaq lidhur me fshatrat më të dëmtuara të kësaj komune nga vërshimet z. Koci për portalin Drenica Press  u shpreh “Fshatrat më të prekura nga vërshimet kanë qenë: Kopiliq i Poshtëm, Llaushe, Klinë e Mesme, Qubrel dhe Klodernice, si dhe lagjet 3 dhe 6 në Skenderaj.
Gjatë kohës së vërshimeve Komuna e Skenderajt u ka dalur ne ndihmë disa familjeve me artikuj te domosdoshëm ushqimor dhe higjenik, ndërsa mundesia e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara po shqyrtohet  ne bashkëpunim me institucionet qendrore” ./drenicapress/