Komuna e Drenasit tregon se kur do të frunizohen shkollat me lëndë djegëse

Komuna e Drenasit të ënjtën ka pranuar vendimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për shqyrtimin e ankesës për furnizimin me lëndë djegëse për institucionet arsimore.

Loading...

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit me kohë ka bërë ndërrimin e kërkesës për furnizim me lëndë djegëse nga thëngjilli me dru, menjëherë pasi ka marrë vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndalesën e ngrohjes me thëngjill. DKA-ja, nuk ka qenë në dijeni se sa gjatë mund të shkoj procedura e shqyrtimit të ankesës nga ana e OSHP-së, pasi që gjatë procedurës së prokurimit është bërë një ankesë nga ana e Operatorit Ekonomik.

Komuna e Drenasit, nuk ndërhynë ne pavarësinë e autoriteteve të pavarura siç është OSHP-ja, prandaj përmes furnizimit me dru të konfiskuar, Komuna ka dashur që të siguroj vazhdimësinë e procesit mësimor pa ndërprerje për shkak të ngrohjes.

Pas zgjatjes së kësaj procedure, DKA-ja duke parë se shkollat kishin lëndë djegëse jo të mjaftueshëm për të siguruar ngrohje gjatë sezonit dimëror, ka bërë kërkesë që të thirret seancë urgjente e Kuvendit Komunal ne mënyrë që drunjtë e konfiskuar nga Drejtoria e Bujqësisë, përkatësisht nga Sektori i Pylltarisë, të shpërndahen në shkolla.

DKA-ja në Drenas, njofton prindërit e nxënësve, mësimdhënësit dhe gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se nuk do të këtë arsye për shqetësim sa i përket ngrohjes së shkollave.