Drenas
Sheshi Drenas

Komuna e Drenasit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020.

Në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi vetëm studentët e rregullt të nivelit Baçelor në të gjitha fakultet apo drejtimet e studimit.

Numri i bursave që do të ndahen është 160, ndërsa, lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro.

Këto bursa kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit dhe janë në vazhdën e përkushtimit të kryetarit, Ramiz Lladrovci dhe komunës së Drenasit në mbështetjen ndaj studentëve. Secili student që i plotëson kushtet do të gëzojë të drejtën e përkrahjes për marrjen e bursës.

Konkursi është i hapur prej datës 09 tetor deri me 23 të këtij muaji, kurse përfituesit e bursave do të informohen pas përzgjedhjes finale.

Kujtojmë që Komuna e Drenasit, vitin e kaluar ka ndarë 227 bursa për studentët.

Për konkursin dhe kushtet e konkurrimit për bursën komunale klikoni në dy linqet me poshtë.

https://kk.rks-gov.net/…/s…/10/2019/10/20191009085452529.pdf

Formular_i_Aplikimit_per_Bursa-Baçelor – DKA,, 2019-2020