përmes një njoftimi për media ka ftuar partitë që të marrin leje për vendosjen e posterëve dhe billbordave në hapësirat publike të komunës së , transmeton Drenica Press.

Në njoftim thuhet:

Meqenëse jo zyrtarisht, jemi në kohë fushate (zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kujdesit ndaj pronës publike dhe garantimit të pronës private, Komuna e Drenasit njofton të gjitha subjektet politike se nuk do të lejohet vendosja e posterëve, billbordëve duke përfshirë dhe shtyllat ndriçimit publik, nga subjektet politike, pa marrjen e lejes për vendosjen e tyre nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bazë të dispozitave të përcaktuara me Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Subjektet politike që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i largojnë të gjitha posterët dhe billbordët, në të kundërtën, do ta zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore nga Drejtoria e Inspekcionit. /Drenica Press/

 

LEXO EDHE: Komuna e Drenasit përfiton grant mbi 170 mijë euro