Komuna e Drenasit fillon rinavimin e rrugëve

Komuna e Drenasi ka filluar rinovimin e rrugëve tëkëtij qyteti. Rinovimi i rrugëve do të filloj në zonat urbane në qytet, ndërkaq poashtu në më pas do të rinovohen edhe rrugët tjera të fshatrave të Komunës së Drenasit.

Loading...

Kjo komunë përmes faqes zyrtare bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projektit “Renovimi i rrugëve në Drenas”, ku fillimisht në këtë projekt është bërë intervenimi në zonën urbane (qendër të qytetit) dhe ky projekt do të vazhdoj edhe në të gjitha rrugët në qendër dhe zgjerimin e tyre.

Projekti për renovimin dhe rehabilitimin e rrugëve ka filluar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në qendër të qytetit ku janë mbuluar gropat e dëmtuara. Ky projekt do të vazhdoj edhe në zonat e fshatra të tjera për renovimin e rrugëve të asfaltuara dhe do të jetë në dispozicion për dy vitet e ardhshme dhe pas çdo dëmtimi, drejtoria do të bëjë evitimin e gropave.  Projekti është i mirëseardhur nga qytetarët e Komunës së Drenasit të cilët frekuentojnë çdo ditë rrugët në qytet. Komuna e Drenasit mendon në të ardhmen të rinovoj komplet rrugët në qendër dhe zgjerimin e tyre.