Komuna dhe “Agroprodukti” mbështesin kultivimin e bimëve mjekësore në Mitrovicë

 

Kryetari i komunës Agim Bahtiri dhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvilolimit morën pjesë në takimin e orgfanizuar me fermerët më të dalluar të Mitrovicës, si pjesë e njoftimit për projektin e përbashkët të komunës dhe kompanisë “Agroprodukt” që merret me grumbullimin e bimëve mjekësore, që do shtrihet në Mitrovicë, fillimisht me kultivimin e tri bimëve mjekësore ndërsa më pas edhe llojeve tjera.

“Ne po inkurajojmë mbështetjen për fermerët më të dalluar, duke ju ofruar mundësi koperimi me kompaninë ‘Agroprodukt’ me mbështetje që nga faza vlerësuese, trajnimi, vlerësimi i tokës, mbështetja me fidane të mentës, mellagës së bardhë dhe rigonit të bardhë, deri tek këshillimi dhe monitorimi i gjithë projektit, që parasheh veq fidaneve edhe sigurimin e tri tharëseve të bimëve që kanë një kosto rreth 60 mijë euro” ka thënë Agim Bahtiri duke inkurajuar fermerët posaqrisht shaljanët që të n isin me kultivimin e këtyre bimëve pasi ai sjell përfitime.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit nasuf Aliu njoftoi fermerët se ” do të përpilohet lista e intresimeve për klultivim të këtyre bimëve, do organizohen vizita në fabrikën e ‘Agroprodkut, trajnime, kshillime, mbështetje me fidane sikurse edhe monitorim, mirëpo pasi bëhet fjalë për bimë 5 vjeçare me një punë angazhim dhe kujdes edhe përfitimet e fermerëve do të jenë të mira”. Drejtori i “Agroproduktit” Halit Avdiah ka theksuar se “Komuna e Mitrovicës është komuna e parë që përmes një projekti po mbështet kultivimin e bimëve në këtë rajon, duke nis me 3 bimë mjekësore, komuna poashtu do mbështes sigurimin e tharëseve të këtyre bimëve ndërsa është i siguruar ekportimi i të gjithë prodhimit në vendet evropiane. Kemi mbi 1230 koperantë në gjithë vendin në të gjitha komunat, grumbullojmë 77 lloje të bimëve dhe ka vazhdimisht rritje të kerkesës për këto bimë, andaj ne duhet të zgjerohemi dhe ofrojmë mundësi për prodhimin e tyre”. Parashihet që në sipërfaqe prej 5 deri 20 ari të ofrohet mundësia për mbjelljen e 2 mijë e 400 fidaneve të mentës, rreth 180 mijë copë rigoni të bardhë dhe 120 mijë copë mëllagë e bardhë.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se ky është një projekt që synon zhvillimin dhe hapjene e përspektivës në Shalën e Bajgorë, ku ka kushte mjaft optimale për kultivimin e shumë bimëve mjekësore që janë të kërkuara në tregjet evropiane. Bimët do të sigurohen me mbështetje të komunës dhë kompanisë “Agroprodukt”, ndërsa planbifikohet vizita në fabrikën në Istog dhe tek fermerët që tahsmë kanë përvojë në kultivimin e këtzre bimëve, ndërsa me trajnime të intersuarit do mund të mësojnë mënyrën dhe punën që kërkohet gjatë këtij kultivimi.