Kompanitë ajrore detyrohen të kompensojnë shqiptarët, ja kush kryeson

Rritet ndjeshëm numri i kompensimeve që pasagjerët kanë përfituar nga vonesat mbi 2 orë apo anulimet e fluturimeve që kanë ndodhur në Aeroportin Nënë Tereza në 5 muajt e fundit.

Loading...

Nga të dhënat që sektori i pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës ka marrë nga kompanitë ajrore, rezulton se numri i personave që u janë pranuar kërkesat e ankimimit është rritur duke shkuar në 700 kompensime nga 250 euro, ose me bileta të reja avioni në rreth një vit.

Duke u bazuar në këto shifra rezulton se janë pranuar rreth 45 % e ankesave të ardhura nga pasagjerëve që kanë hasur probleme në udhëtimin e tyre.

Nga analiza e të dhënave rezulton se nga muaji tetor në nëntor, numri është rritur me rreth 200 kompensime më shumë.Image

Sipas të dhënave rezulton se kompania që ka edhe numrin më të lartë të kompensimeve është Blue Panorama, me 509 kompensime në total.

Ndërkohë kanë filluar trajtimet e ankesave për ngjarjet e datës 2 -3 shtator 2018.

FLY ERNEST vazhdon te jetë në numrin 96 total, ndërkohë kjo kompani duke shfrytëzuar edhe legjislacionin europian nuk iu është përgjigjur ende pasagjerëve që kanë regjistruar probleme gjatë stinës së verës dhe vjeshtës, çështje për të cilën Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ka vënë në dijeni edhe Autoritetin e Aviacionit Civil në Itali dhe Komisionin Europian, që janë duke e ndjekur situatën.

Kompania Ajrore Albaëings ka dërguar informacion mbi trajtimin e ankesave të pasagjerëve dhe rezulton se ka pranuar 31 raste në total, ndërkohë sapo ka filluar të trajtojë edhe ankesat e stinës së vjeshtës.

Kompania LUFTHANSA, nga të dhënat që ka referuar referon për një numër që në total shkon në 32 pasagjerë.

Austriakja AUSTRIAN AIRLINES ka kryer gjithsej 12 kompensime.

AIR SERBIA, 2 kompensime. Ndërsa kompanitë e tjera rreth 16 në total.

AAC i bën thirrje gjithë personave që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe ka kaluar afati prej 6 javësh, që të rikontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë patur fluturimin për tu njohur me statusin e fluturimit të tyre. Në rast se kompania nuk i kthen asnjë përgjigje, atëherë të kontaktojnë me sektorin e të Drejtave të Pasagjerit të AAC-së në numrat e telefonit: +355 42 381 959 / +355 44 539 959 ose me email tek: [email protected] dhe do të marrin asistencën e nevojshme. Për më shumë informacion vizitoni gjithashtu dhe linkun e mëposhtëm: