Kompania amerikane heqë logon e ngjashme me të FSK-së nga faqja, ja çka shkruan krijuesi i logos së Ushtrisë

 

Krijuesi i logos së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Albian Gagica ka treguar se kompania amerikane e sigurimit që kishte një logo të ngjashme me atë të ushtrisë së Kosovës, ka hequr logon nga faqja zyrtare.

“Kompania ne fjal e heki logon prej websajtit te tyre. Tash a po na besoni? #ligji Kosove mos ki frike se ki djem ne Amerike”, ka shkruar Gagica i buzëqeshur në Facebook.