Kommersant: Vuçiq i kërkoi Putinit që ta mbështetë vizionin e tij për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, mbështetjen për vizionin e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që përfshin ndarjen e veriut.

Loading...

Kështu ka raportuar mediumi rus, Kommersant, duke iu referuar disa burimeve, përcjell Klan Kosova.

Vuçiq raportohet se i ka kërkuar presidentit rus që të mbajë veton për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse ajo ngrihet nga Kina në Këshillin e Sigurimit.

Por që thuhet se përpjekjet e Vuçiq kanë qenë të kota, pasi që Putin nuk ka ndryshuar qëndrim për këto çështje.