Anita Haradinaj ka habitur të gjithë me imazhin e sapo publikuar, shkruan GazetaBlic

Në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram‘, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli të ndezur.

Krahas fustanit, vëmendjen e merr edhe qaforja të cilën e mbanë. Në fund të kësaj qafore shihet një kryq i veshur i tëri me gurë perlë, çka e bën të merr vëmendjen dhe të bie goxha shumë në sy.

Kjo ka bërë që ajo të marrë komente të shumta nga ndjekësit të cilët janë shprehur të habitur me këtë veprim. Disa nga komentuesit e kanë vënë në pikëpyetje religjionin e saj.

Anita Haradinaj – Instagram

GazetaBlic ka hulumtuar për këtë qafore dhe besohet se i takon markës ‘Konstantino‘.

Çmimi i një qafore të tillë figuron të jetë mbi 4 mijë dollarë. Nëse kjo del të jetë e saktë, shërben si dëshmi se bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj bën një jetë luksoze të cilën jo çdokush mund ta ketë në Kosovë.

Më poshtë i kemi shkëputur  disa komente nga fotoja e publikuar së fundmi nga Anita.