Komandanti i policisë: Nëse i shihni këta persona në rrugë, njoftojeni policinë

 

Me shtimin e numrit të grabitjeve të armatosura në vend, Afrim Ahmetit, drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës ka apeluar të gjithë qytetarët e vendit që të bashkëpunojnë me policinë, kur vërejnë persona të dyshimtë në rrugë apo vende të tjera.

Ahmeti, ka thënë se në momentin që shohin ndonjë person duke lëvizur disa herë në një vend duhet të njoftojnë policinë.

“Nëse qytetarët vërejnë persona të dyshimtë duhet të njoftojnë policinë. Plaçkitësit janë të veshur me atlete dhe gjëra sportive, që ju lehtëson largimin e tyre me shpejtësi. Gjatë verës mund të shfrytëzojnë ndonjë kapelë, ndërkaq gjatë dimri shalla dhe gjësende tjera. Në momentin që shohin duke u sjellur ndonjë person disa herë dhe ju duket se po bën veprime të dyshimta, ta njoftojnë policinë”, tha ai në emisionin tha në Pressing.

Komandanti i policisë, po ashtu ka thënë se ka persona që vijnë nga qytetet tjera në Prishtinë dhe qëndrojnë nga 8 orë vetëm për të vjedhur ndonjë çantë, ndonjë zinxhir, apo gjëra tjera.

Ai po ashtu ka theksuar se shumica e rasteve të grabitjeve kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës.

Vetëm në 7 ditët e para të këtij vitit janë shënuar 7 raste të grabitjeve të armatosura.