Koloneli i KFOR-it në zyren e Ramiz Lladrovcit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, Kolonel, Daniele Bajata me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Drenasit.

Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarak të KFOR-it, është informuar nga kryetari Lladrovci për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Drenasit.

Lladrovci ka njoftuar po ashtu kolonelin Bajata, për procesin e zgjedhjeve në Komunën e Drenasit dhe ka vlerësuar se ka qenë një proces demokratik e pa asnjë incident.

Lladrovci dhe Bajata, kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Lladrovci ka thënë se prioritet i qeverisjes së tij është realizimi i të gjitha premtimeve dhe plan programit me të cilin edhe ka fituar si i pari i Komunës.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar kolonel Bajata për vizitën dhe ka thënë se proceset me të cilat ka ecur Drenasi deri me tani do të jenë edhe ne të ardhmen prioritet. Ndërsa kolonel Bajata ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in e në veçanti me LMT-në që është e vendosur në Drenas.

Fotografia e Komuna e Drenasit