Kololli me gol të jashtëzakonshëm, Kosova e dyfishon epërsinë ndaj Maltës

Kosova e ka dyfishuar epërsinë ndaj Maltës, në një ndeshje të Ligës së Kombeve që është duke u zhvilluar momentalisht në Maltë.

Benjamin Kololli realizoi një super gol duke e paraboluar portierin për epërsinë 2-0 të Kosovës, në minutën e 70-të, raporton Gazeta Express.