Kohëzgjatja e pritjeve në pikëkalimet kufitare (FOTO)

Qendra Kombëtare oër Menaxhim Kufitar bën të ditur kohëzgjatjen e hyrjes për në Kosovë dhe daljes nga Kosova.

Sipas informatave nga kjo qendër pikëkalimi në Muçibabë koha e hyrje-daljeve nga Kosova është tre deri në pesë minuta.

Tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë kohëzgjatja është pesë deri në dhjetë minuta për të hyrë, kurse për të dalë tre deri në pesë minuta.

Në Mutivodë koha e pritjes për të dalur nga Kosova është 1 orë e 40 minuta.

Pikëkalimi kufitar me pritjet më të gjata është Merdarja ku shumë bashkëatdhetar kanë pritur deri në dhjetë orë, ku edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve pati edhe përleshje, përcjellë Klan Kosova.