Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijançiq, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve.

Kocijançiq ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-s dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokuese të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijançiq, shkruan ‘Kurir’, transmeton Gazeta Express.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE-ja do të vazhdojë ta lehtësojë. /Express/