KMDLNj reagon për reduktimet e rrymës, thërret për protesta paqësore

Reduktimet e ditëve më parë, ishin problem i madh për të gjithë në Kosovë. Për këtë cështje ka reaguar edhe KMDLNj.

“KEDS – i, na detyron ta paguajmë rrymën me para kesh dhe jo me kartela bankare siç preferohet në të gjitha vendet e botës , shkaku se nuk dëshiron të importojë rryme me çmime më të larta kur ka mungesë të rrymës, bënë reduktime të tmerrshme që zgjasin me orë të tëra (në Prishtinë dhe qytete tjera) kurse me ditë të tëra ne qytete të vogla dhe fshatra, nuk i kompenson ekonomitë familjare për dëmet që ua shkakton për shkak të furnizimit të ç’rregullt me rrymë, diskriminon konsumatorët ( shpenzuesit e mëdhenjë, kryesisht të huaj i favorizon me çmime dhe i furnizon me rregull), i dëmton shumë prodhuesit vendorë deri në falimentim dhe për këtë asnjëherë nuk është vënë para përgjegjësisë” thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Loading...

Nëse kemi parasysh faktin se në Kosovë, një pjesë e madhe e qytetarëve konsumatorëve janë kategori sociale ( pensionistët, të papunët, studentët, të sëmurët, etj) dhe të cilët kanë vështirësi t’i mbulojnë shpenzimet e faturave ( të fryra sidomos, gjatë periudhës dimërore) e lëre më t’i nënshtrohen keqtrajtimit nga ana e KEDS – it si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin e redukrimeve të gjata siç po veprohet tani.

“Protestat paqësore janë mjet i lejuar demokratik për sensibilizimin e opinionit, komisioneve parlamentare , qeverisë që të jenë më efikas për të mbrojtur interesin e qytetarit konsumatorit ndaj arbitraritetit, papërgjegjësisë dhe arrogancës së KEDS – it dhe ZRRE , që janë shndërruar në ankth për qytetarë” thuhet mes të tjerash në reagim.