Klubi i Hendbollit Drenica ka filluar të rikthehet

Një ndër klubet më të vjetra në hendbollin kosovar dhe një ndër klubet e para që filloj aktivitetin e hendbollit në kosovë në kohen e ish-Jugosllavisë është klubi i hendbollit “DRENICA”.

Loading...

Drenica me i Drenices i cili garonte me skuadrat më të mëdha në ligen e ish-Jugosllavisë, mirëpo pas disa krizave financiare dhe teknike, forma e Drenices kishte rënë paksa dhe si pasoj e kësaj klubi kishte rënë një ligë më poshtë, në Ligën e parë.

Tani klubi i Drenices e ka marrur paksa më seriozisht dhe ka filluar të rikthehet dhe po ecën në rrugen e drejtë, dhe vlenë të theksohet se kanë filluar të kthehen edhe disa ish-lojtar.
KH Drenica të shtunën mbrëma ka zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit pranveror 2017/2018 dhe kishte për kundershtarë KH Deqanin, ndeshje kjo e cila u fitua nga Drenica me rezultat 39-21.

Drenica javën e ardhshme e pretë KH Keku-n nga Kastrioti ( Obiliq ) ku synimi kryesor është fitorja.