Sonte, pas fitores së klubit basketbollistik “Ferronikeli” ndaj Vëllaznimit, në Drenas, klubi mikpritës u kualifikua për Supërligën e basketbollit të Kosovës, me rezultat 70:49.

Me këtë rast, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci ka përgëzuar lojtarët si dhe kryetarin e klubit Naser Ramën dhe trajnerin Alban Veseli.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në fb;

“Prej sonte, edhe një ekip sportiv nga Drenasi, i bashkohet sportit elitar në Republikën e Kosovës, Klubi i Basketbollit ” Ferronikeli”.

KB “Ferronikeli” është pjesë e Supërligës së Kosovës në basketboll.

Përgëzime për trajnerin, basketbollistët dhe në veçanti  z. Naser Ramën, kryetarin e klubit, i cili me financimin e vet, solli lojtarë cilësor dhe qëndroi pranë klubit me tërë kapacitetin si dhe basketbollistin Alban Veselin, krenarinë e sportit të Drenasit.

Drenasi, është krenar me sportistët e vet dhe gjeneratat e reja që me pasion merren me sport duke u bërë pjesë e kompeticioneve elitare.

Urime KB “Ferronikeli”, urime sportdashës dhe qytetarë të komunës së Drenasit!”