Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës është e gatshme për çdo intervenim në ndihmë të qytetarëve. Kjo njësi është e trajnuar dhe përgatitur që të intervenoj në operacionet e rrezikshmërisë së lartë, ku përfshihen intervenimet antiterroriste, për lirim dhe shpëtim të pengjeve etj.

Forcat e Operacioneve Speciale, kryesisht përbëhen nga grupe të vogla të njerëzve shumë të përgatitur të cilët janë të pajisur me armatim dhe pajisje speciale.

Secili ekip ka specifika të veçanta, ashtu është edhe njësitin e Snajperistëve.

Vitin e kaluar në Jordani Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë qenë në dhjetshën më të mirë në gara ndërkombëtare!

Gjithashtu në Hungari e kanë zënë vendin e parë në garen “kros fit” me rëndësi të veçantë për njësinë speciale të 50 shteteve.

Për të parë përgatitjet e tyre, ndiqeni rdokumentarin poshtë, të emisionit “Përtej ngjarjes”, që transmetohet në RTK.