Kjo mësuese është në gjendje të rëndë dhe ka nevoj për ndihmën tuaj

Xufe Gashi është mësuesja nga Kijeva, e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit.

Asaj i duhet trajtim jashtë vendit, trajtim ky që kap shumën prej 70.000 euro, shkruan ORAinfo.

E një shumë e tillë është e pabërballueshme për të dhe familjen e saj, gjë kjo që i detyroi ata të kërkonin ndihmë.

Vëllai i saj, Labinot Gashi ka kërkuar të kontriboni, me aq sa keni mundësi.

Xufa do t’i nënshtrohet tani operacionit të dytë, e për momentin është duke u trajtuar në Vjenë të Austrisë, trajtim që po bëhet tash e gjashtë muaj.

Ndryshe, ajo është nënë e tre fëmijëve./ORAinfo/

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të vëllait të saj si dhe numrat e xhirollogarisë ku ju mund të adresoni kontributin tuaj:

Apel per ndihmë.

Të dashur familjar, shok e shoqe. Kam një lutje për ju. Edhe pse s’është e lehtë aspak per mua, motra ime Xufe Gashi nga Kijeva, mësuese ne shkollen Fillore “Ibrahim Rugova” ne Obiliq, nënë e tre engjujve ka nevoj për të gjithë, pasi qe vuan nga sëmundja e rënd e kancerit.

Xufa duhet t’i nënshtrohet operacionit të dytë.

Në pamundesi për ta përballuar shumën prej 70.000€, Xufa është duke u trajtuar në Vjenë të Austrisë tash e gjashtë muaj.

Ju lutem aq sa keni mundësi te kontriboni. Nr. I xhirollogaris.:per Kosovë. BANKA:NLB. EMRI:XUFE GASHI. NR I XHIROLLOGARIS :1712100012268995. NR I XHIROLLOGARIS PER AUSTRI. EMRI:XUFE GASHI. BANKA:BAËAG PSK. NR I XHIROLLOGARIS :AT816000010410029478