Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës ndër këngët e tij të preferuar e kishte edhe këngën “Vaj si qenka ba dynjaja”, e cila në njëfarë mënyre i përshtatej edhe jetës së tij të vështirë që kishte në rini, shkruan Gazeta Metro.

Kjo këngë shkodrane e kënduar nga Nafise Smajkoviq, sipas miqëve të afërt të ish-presidentin të Kosovës ishte e preferuar e tij.

“Vaj si qenka ba dynjaja!
Mos me tu ba me kenë gjallë.
un o i mjeri unë fukaraja
Paskam ndodhun un o pa igball”.

Ibrahim Rugova ishte nga fshati Cërrcë i Komunës së Istogut, dhe ardhja e tij pë të studiuar në Prishtinë sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë, duke qenë se familja e tij ishte shumë e varfër, sidomos pas vrasjes së babait.

Rugova ishte i varfër por një student i shkëlqyer. Ai ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht.

Duke qenë i tillë, pas asnjë të ardhur tjetër, përveç bursës universitare Rugova ka marrë nënën e tij në konvikt duke u munduar t’ia dalin bashkë me ato mundësi, derisa t’i kryente studimet./gazetametro.net