Kjo është shuma që ka shpenzuar brenda një jave Kryetari i Komunës së Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka publikuar shpenzimet që ai ka bërë prej ditës kur edhe ka marr postin e të parit të kësaj komune.

Tahiri nga data 21 deri më 29 dhjetor 2017,  në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë, 69.40 Euro, shkruan Vizioni.info.

Këto shpenzime Tahiri i bëri publike në takimin e parë të ekzekutivit të Komunës së Vushtrrisë, duke shtuar se ky është vit i transparencës në qeverisjen komunale të Vushtrrisë dhe për këtë arsye shpenzimet e tij si kryetar i komunës dhe shpenzimet tjera do të bëhen publike çdo javë.

“Sot ishte takimi i parë për këtë vit i ekzekutivit të Komunës së Vushtrrisë!

Ky është vit i transparencës në qeverisjen komunale të Vushtrrisë! Për këtë arsye shpenzimet e mia si kryetar i komunës dhe shpenzimet tjera do të bëhen publike çdo javë!”- ka thënë ai.