Kivanç Tatlitug përveçse një aktor shumë i pëlqyer dhe i suksesshëm, në fillimet e tij ka qenë i angazhuar në modeling.

Mirëpo për një reklamë të re, ai pritet të paguhet 5 milionë paund, transmeton Gazeta Metro.

Duket se pas kaq vitesh në kinematografi, aktori i është kthyer pasionit të tij të vjetër.

Mediat turke shkruajnë se ai ka pranuar një komtratë për t’u bërë imazhi i veshjeve të një firme shumë të njohur.

Nga kjo punë ai do të paguhet plot 5 milionë paund dhe pasurisë së tij sapo i shtoi një shifër marramendëse./GazetaMetro

No tags for this post.