Përveç Jonida Maliqit që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong”, një tjetër shqiptare do të këndojë në finalen e këtij kompeticioni.

Eleni Foureira është këngëtarja me prejardhje shqiptare që do të performojë në finalen e “Eurovision”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh e lumtur për këtë fakt.

“Jam shumë e nderuar dhe e lumtut të ju njoftoj që do të perfomoj në natën finale të “Eurovision”. Mezi pres të risjell kujtimet e vitit të kaluar. Falemindrit “Eurovision Song Contest” që më ftuan. Shihemi në Tel Aviv”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Eleni Foureira po shijon suksesin e projektit të fundit, të cilin e solli në duet me reperin e famshëm Snopp Dogg.