Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Grabitësi është identifikuar si Alert Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka goditur me çekiç, 20 vjeçaren .

Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar më çekiç në kokë

Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin.

Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.

Dëshmitarët thane se pasi kanë parë autorin që po largohej një grup çunash nga lokali përball e kanë neutralizuar dhe kanë mbajtur deri sa ka ardhur policia.

Dyshohet se 54 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.