Kjo është renditja tabelare para derbit drenicas Feronikeli-Drenica

Feronikeli nesër e pret rivalin fqinj, Drenicën, në ndeshjen e parë të javës së 22-të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Loading...

Para fillimit të stinorit pranveror, pritej që skuadra nga Drenasi të jetë në rrethin e ngushtë të kandidatëve për titull të kampionit, por  në tri javët e para arkëtoi vetëm tri pikë dhe aktualisht gjendet në pozitën e 8-të, me 31 pikë të tubuara.

Për dallim nga stinorët e fundit ku skuadra e Fronikelit qëndron më lartë se Drenica në renditjen tabelare, këtë stinor Drenica renditet me lartë se Feronikeli.

Aktualisht Drenica renditet gjashta me 33 pikë, 2 më shumë se Feronikeli./Drenicapress.info/