Kjo është renditja në Superligën e Kosovës

Feronikeli e ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke mbetur njëkohësisht edhe skuadra e vetme e pamposhtur në Ipko Superligën e Kosovës, pasi të shtunën e mundi KEK-un 4-0 në Drenas.Ndërkohë, kampionia aktuale Drita ka arritur ta mundë Drenicën 2-1 në Skenderaj.

Loading...

Feronikelit i mjaftoi pjesa e parë e takimit për ta siguruar fitoren e radhës në javën e nëntë të Superligës ndaj KEK-ut, me Da Silvan dhe Astrit Fazliun në listën e golashënuesve në minutat 12 dhe 20.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë kohë, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Ballkanit 1-0.

Feronikeli vazhdon të jetë lider dhe tani ka 23 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Llapi në vendin e dytë. Më poshtë keni renditjen në Superligë pas këtyre ndeshjeve: