Kjo është pika e re kufitare Kosovë-Serbi (Video)

Projekti i ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë implementimin. Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë. Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.

Loading...

Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës, ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.

Të rëndësishme ndërtimin e pikës se re kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.

E, veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikojë edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë, si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.

Hapja e kësaj pike të re kufitare vjen si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit. /Klan Kosova/