Sot në intervalin kohor nga ora 17:20 deri në ora 18:40 në rrugën Prishtinë – Pejë nga lokacioni Kroni i Mbretit deri tek mbikalimi në Komoran në të dy drejtimet e rrugës kanë ndodhur 13 aksidente trafiku prej tyre 6 me lëndime trupore,.

Këtë për klankosova e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Për indeksonline Daut Hoxha tha: “Deri te aksidentet dyshohet se kanë ardhur si pasoj e reshjeve të shiut dhe gjendjes(kushteve) së krijuar në rrugë, me ç’rast disa nga vozitësit nuk e kanë përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës si dhe nuk kanë mbajt distancë të mjaftueshme ndërmjet automjeteve për të shmangur aksidentet. Qarkullimi në këtë aks rrugor është zhvilluar me vështirësi dhe janë krijuar kolona te gjata”

“Në vendngjarje kanë dal Policia, ekipet e zjarrfikësve, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve si dhe autoambulancat . Pas orës 19:00 qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor ka filluar të normalizohet dhe policia ka kryer procedurat e nevojshme për aksidentet e evidentuara”.

Ai më tej shtoi se në vazhdimësi kamë kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes dhe shpejtësinë e automjeteve ta përshtatin gjithnjë me kushtet dhe rrethanat në rrugët që ata qarkullojnë.

“Vetëm në këtë mënyrë aksidentet mund të reduktohen dhe të kemi një siguri më të madhe nëpër rrugët tona. Policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat në trafik apo rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik”, ka deklaruar Hoxha./Indeksonline/