Ka dy ditë që të reshurat e borës nuk kanë të ndalur dhe komunikacioni në çdo vend të Kosovës po zhvillohet, por me vështirësi, e njejta situatë është edhe në rrugët e komunës së Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Sipas informatave të portalit Drenica Press, të gjitha rrugët në komunën e Skenderajt janë të kalueshme edhe pse me vështirësi, për shkak se të reshurat e borës po vazhdojnë pa ndalë.

Sipas burimeve të Drenica Press, kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka hapur gjitha rrugët dhe vazhdimisht është në teren, por gjatë hapjes së rrugëve sipas banorëve të fshatrave nuk është duke u hedhur kripë.

Lidhur me situatën e rrugëve në komunën e Skenderajt, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha: “Po vijon pastrimi i rrugëve brenda territorit të komunës sonë, në mënyrë të pandërprerë, edhe tani ku po shpërndaj këtë informatë.

Kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë shtuar kapacitetin e tyre të punës, që të largojnë borën nga rrugët e fshatrave sa herë të jetë nevoja.

Ka raste kur është dashtë të intervenohet tri herë brenda një segmenti rrugor, për shkak se është rrezikuar të mbyllet rruga, mirëpo kjo nuk ka ndodhur, pasi ekipet kanë kryer intervenimet e nevojshme.

Është e kuptueshme që mund të ketë pak vështirësi dhe vonesa të shkurta kohore derisa kompanitë t’i pastrojnë të gjitha rrugët brenda një kohë të shkurtër, me gjithë këto reshje të dendura, por e rëndësishme është se ato po punojnë pandërprerë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme./DRENICA PRESS/

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari