Kandidatja e -së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, del të jetë kandidatja më e votuar në Vushtrri.

Krasniqi, ka grumbulluar një numër të konsideruar votash që e bëjnë atë kandidaten më të votuar nga të gjitha subjektet politike Vushtrri.

Për këtë ka njoftuar edhe vet kandidatja në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror “Facebook” duke shprehur falënderime për besimin dhe votën që i është dhënë asaj në këto zgjedhje.

“Si rezultat i angazhimit që kemi pasur, bashkëvendësit e mi kanë vendosur të më besojnë shumicën e votave, duke më bërë kështu si kandidaten më të votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike”, ka shkruar ajo.