KJO ËSHTË ARTISTJA QË PËRLOTI FAMILJEN JASHARAJ NË EPOPENË E UÇK-SË! (VIDIO)

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, pikërisht me 7Mars, mbi skenën madhështore të Epopesë së UÇK-së, në mesin e artistëve më të mëdhenj të estradës shqiptare, ishte edhe artistja drenicase Emine Imeri. Ajo përveç që mori duartrokitjet e mëdha nga publiku, mori edhe shumë komente për monologun e saj “Rrëfimi i dëshmitares” dedikuar Besarta Hamez Jasharit, të mbijetuarës së Jasharajve, të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.

Loading...

Zëri i fuqishëm, fjalët plot dhimbje e krenari, mesazhet e pafundme për një Kosovë të bashkuar, amanetet e të parëve dhe lotët që pikuan mbi atë skenë, interpretimi i mrekullueshëm i artistes, i bëri me lot edhe familjes e saj, bacën Rifat, i cili u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti si shenjë falënderimi. Me lot në sy e duartrokiti edhe djali i dëshmorit Hamëz Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt Bekim Jashari, si dhe shumë burra e gra, pleqë e fëmijë që e dëgjuan më vëmendje fjalë për fjalë poeten Emine Imeri.

Emocioni më i madh ishte kur në mes të monologut të saj, u dëgjua çiftelia edhe zëri i heroit Hamëz Jashari, duke kënduar këngën për Zhuj Selmanin.
Ajo e përfundoj interpretimin e saj me lot në sy, me duar në zemër, duke iu falënderuar familjes Jasharaj dhe gjithë publikut që kishin ardhur nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora për këtë festë të madhe, jubilare, njëzet vjetorin e rënjës së Familjes Legjendare, Jasharaj.

Ema, monologun e saj deshi të ia dhuroj Besartës, Drenicë dhe gjithë shqiptarëve kudo në botë, prandaj e bëri edhe me videoklip dhe e publikoi pikërisht me 7Mars, datë kur kishe mbijetuar Besarta Jashari nga masakra që iu bë familjes së saj, Jasharaj.

Ajo Besartën e quan, “Heroina e gjallë e shqiptarisë”.

Me sa kemi ne informacion, monologu i poetes Emine Imeri, është monologu i parë që i është realizuar edhe videoklipi.

Krenari të kesh artistë sikur Emine Imeri, që nderojnë sakrificën e dëshmorëve përmes artit të tyre.