Rozmarina është përdorur ndër shekuj më rradhë si një bimë kuruese, por një studim i kryer së fundmi ka dalë në përfundimin se rozmarinë mund të përmirësojë me 75% kujtesën. Besohet se enzima Eucalyptol, përgjegjësia për aromën e këndshme të rozmarinës është ajo që ndikon në qelizat dhe neurotransmetuesit e trurit të njeriut. Aromaterapia me rozmarinën jo vetëm që përmirëson shëndetin mendor, por stimulon krijimin e qelizave të reja gjithashtu.

Humbja e kujtesës konsiderohet si process natyral që vjen me plakjen e organizmit, por rozmarina mund të mbrojë trurin tuaj në disa mënyra duke parandaluar me 75% humbjen e kujtesës dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ.

Rozmarina përmban acid carnosid që lufton radikalet e lira që dëmtojnë cipën e trurit. Për të përfituar nga kjo erëz e njomë ju mund ta përdorni në gatim ose të ndjeni aromën e vajit esencial të rozmarinës