Ndonëse lufta kishte mbaruar, KFOR-i përballej ende me probleme të shumta që në ditët e para kur kishte hyrë në Kosovë.

Uzurpimi i banesave, ishte një nga problemet e mëdha të pasluftës në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Një serb kishte uzurpuar një banesë që ishte pronë e një shqiptari në qendër të Prishtinës. Ai ishte raportuar për të shtëna me armë. Kishte filluar ti hidhte mobilet nga banesa në katin e tretë dhe për këtë kishte ndërhyrë KFOR-i britanez.

Serbi kishte refuzuar t’i përgjigjej britanezëve, ndërsa nga dritarja ai kishte provokuar me gjeste dhe fjalë fyese duke shtënë edhe me armë.

Pas refuzimit për tu dorëzuar, ushtarët britanez i hynë nga dritarja dhe arrestojnë serbin. Ky veprim u prit me duartrokitje e brorohorima të shqiptarëve që ishin mbledhur duke thirrur “NATO, NATO”, përciell Magazina.al

Për më shumë shihni pamjet: