Kishte premtuar se do ta bënte për Festën e Bajramit, Sami Lushtaku e mbanë premtimin (FOTO)

Festa e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë këtë herë për familjen Dervishi nga Runiku dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës, shkruan Drenicapress.info

Loading...

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se dy familje janë bërë më shtëpi, duke mbajtur premitimin që e kishte dhënë më parë.

“Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka falenderuar edhe humanistin Halil Kastrati, i cili po jep një kontribut të madh për familjet në nevojë.

“Falenderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë”, ka shtuar Lushtaku./Drenicapress.info

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku