Kishte 50 Euro në dorë, vritet një 18-vjeçar shqiptar në Greqi me dy plumba (VD+Detaje)

Një shqiptar 18-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Greqi. Identiteti i tij ende nuk është publikuar nga autoritetet greke. Ngjarja ka ndodhur në Kavalla rreth orës 22:00.

Loading...

I riu është qëlluar dy herë në shpinë duke mbetur i vdekur në vend. Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se shqiptari kishte një kartëmonedhë 50 euroshe në dorë. Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

E ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare, mediat greke shkruajnë mund të jetë një viktimë e përplasjeve për drogën.

18-vjeçari është shqiptari i katërt që vritet në Greqi brenda pak javësh. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativë për të trafikuar drogë, më pas Petrit Zifle që u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë pas një debati me një grek për minoritarin Kacifas që u vra në Gjirokastër, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.