Gjyqtari i njohur anglez, që llogaritet si një nga më të mirët momentalisht, Mark Clattenburg, thotë se është i hapur për një “transferim” në Kinë.

Ditë më parë është raportuar se Kina, që po transferon lojtarë të shumtë nga evropa për shuma të majme parash, tani ua ka vënë syrin edhe gjyqtarëve.

Konkretisht, bëhet fjalë për gjyqtarin anglez, Mark Clattenburg.

Për këtë temë është pyetur vet gjyqtari, i cili mes tjerash deklaroi:

“Nëse vjen një ofertë, epo, unë kam një kontratë me Premier Ligën, por unë duhet të mendoj në periudhën afatgjate të karrierës sime. Sa kohë mund të qëndroj si gjyqtar? Në Premier Ligë jam qe 12 vjet. Kanë qenë 12 vite të mrekullueshme”.

“Nuk ka asnjë ofertë, por nëse një e tillë do të vinte, do e konsideroja. Por, për momentin, akoma kënaqem duke punuar në Premier Ligë dhe në UEFA”, shtoi ai. /Express/Drenicapress/

Shokon Clattenburg, ja çfarë thotë për ofertën në Kinë