Khedira: Reali po më detyron të largohem

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka zbuluar se skuadra e tij e detyroi që ai të largohej nga Bernabeu,
 Khedira do të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali, ndërsa e ka thënë se këtë gjë nuk e bën me dëshirën e tij personale.

“Unë çdo herë duhet të tregoj të vërtetën. Unë kisha një lëndim shumë të vogël, një dhimbje në thembrën time të djathtë, por kjo nuk ishte arsyeja pse unë nuk po luaja. Nuk ishte ndonjë lëndim i komplikuar, unë isha në gjendje që të luaj”.

Loading...

“Unë kam menduar se ndihem i vlerësuar në këtë skuadër, mirëpo një mesazh indirekt erdhi te unë që më ka bërë të kuptoj që nuk jam i nevojshëm, që nuk kisha mundësi që të luaja më në këtë skuadër. Detyrohem të largohem”, e përfundoi Khedira deklaratën e tij për Marca.