Khabib reagon pas triumfit në Las Vegas, tregon se si erdhi deri te përleshja masive

Skena shokuese përcollën duelin mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov pas raundit të katërt.

Loading...

Mundësi rus e mbrojti titullin e kampionit në pesha të lehta pas fitores ndaj irlandezit, por tre anëtarë të ekipit të tij u arrestuan pas përleshjeve.

Pas duelit, Khabib ka kërkuar falje nga komisioni i ndeshjes për shkak të skenave kaotike në Las Vegas, transmeton IndeksOnline.

”Dua të kërkoj falje ndaj komisionit, më vjen keq edhe nga Las Vegasi. E di se kjo nuk është ana ime më e mirë”.

 

 

”Nuk i kuptoj se si njerëzit mund të thonë se unë kërceva në kafaz. Ai foli rreth religjionit tim, familjes sime, ai erdhi në Broklin dhe mund të vriste njerëz në autobus”.

”Babai im më mësoi të kem respekt ndaj njerëzve. Ky është një sport respektues, dhe jo një sport i fjalëve të këqija”.

”Dua ta ndryshoj ndeshjen, ju nuk mund të flisni rreth fesë, rreth nacionalitetit”.

”Faleminderit shumë, faleminderit për pritjen. Navada, më fal, Vegas, më fal”.

”Putini më telefonoi dhe më uroi”, u shpreh Khabib.

Gjithashtu vlen të përmendet se McGregor ka vendosur të mos dalë para shtypit sot./IndeksOnline/