KF Feronikeli drejt shkatërrimit me vendimin e fundit të kryesisë

E pabesueshme çfarë po ndodh tek dy herë kampionët e Kosovës, KF Feronikeli.

Pas dorëheqjes se kryetarit Ekrem Elshani dhe donatorit Istref Veliu, vjen goditja e radhës.

Kryesia e mbetur e klubit në shenjë paknaqësie me kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar të gjithë futbollistët.

feronikeli trepca 89

Lojtarët në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Olle se të gjithë lojtarëve u janë lëshuar fletëlëshimet.

Me këtë rast, të gjithë mbeten të lirë dhe me të drejt transferimi në klubet tjera.

feronikeli

Kujtojmë që krahas kryetarit Elshani e njërit nga donatorët, Veliu, dorëheqje të martën dha edhe trajneri Zekiria Ramadani.

ekrem elshani

feronikeli