Këto janë kabllot që e mbajnë internetin gjallë në botë

Kjo hartë tregon se sa i madh dhe i komplikuar është rrjeti i kabllove nënujorë të cilat e mbajnë internetin gjallë dhe mundësojnë që të shpërndahet nëpër botë.

Loading...

Harta, e lëshuar nga kompania Telegeography, përdor vija me ngjyra për të treguar se ka qindra mijëra kabllo me fibra optike që veprojnë nën oqeanet e botës.

Vijat e treguara në hartën më poshtë nuk janë gjeografikisht të sakta, por tregojnë rrugët e kabllove dhe cilat territore i lidhin, transmeton Gazeta Express.

Sipas forumit të Korporatës Ekonomike Azi-Paqësor, 97% e të gjitha të dhënave ndërkontinentale përçohen nëpër këto kabllo.