Reperi, Mozzik, i cili është bashkëshorti i Loredana Zefit, e cila tashmë po akuzohet nga çifti në Zvicër se i ka vjedhur 900 mijë franga. Mozzik, në konferencën për media që është duke u mbajtur në Prishtinë, ka thënë se çka do që të ndodhë me rastin e Loredanës, ai do t’i qëndrojë afër asaj, pasi e ka grua dhe se ende e vërteta nuk ka dalë në shesh.

Mozzik, në konferencën për media, menjëherë pasi foli Lorendana Zefi, e cila po akuzohet për mashtrim, kërcënime dhe dëtyrim nga çifti zviceran, se me këto forma i mori 900 mijë franga nga ta, shkruan Gazeta Express.

“Unë jam pranë mediave gjithmonë, nuk jam person që ju fy, edhe pse shumica prej juve keni shkrujt, jeni mundu me me na njollos, moralin që e kemi kriju vetëm me punë edhe me sukses”, tha Mozzik.

“Loredanën e kam gru, e kam një fëmijë me të, dhe çka do që ndodhë unë kom me qenë me to, me përkrahë”, tha Mozzik.

Ai në fund iu drejtua mediave duke thënë se kanë shpërthyer me shkrime, duke mos e ditur të vërtetën se çka realisht ka ndodhur.