Këto janë dy super ndeshjet që zhvillohen sonte

Ndeshjet e ligave evropiane nuk kanë përfunduar ende.

Loading...

Në kuadër të Serie A dhe Premierligës, sonte do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante, të cilat i interesojnë shumë tifozëve të futbollit botëror, shkruan GazetaBlic.

Skuadra e Interit sonte takohet me Lazion në ‘Olimpico’, me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 10’të të Serie A.

Inter dhe Lazio po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe fitorja i nevojitet dy skuadrave që të ndjekin objektivin e tyre.

Inter ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë, kurse Lazio në vendin e katërt me 18 pikë.

Përveç këtij super dueli, në Premierligë zhvillohet edhe një super derbi. Skuadra e Tottenhamit pret Manchester Cityn në shtëpi.

Të dy skuadrat e kanë nisur mirë ligën dhe synojnë pikët maksimale nga ky duel. Manchester City aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 23 pikë – kurse Tottenham dy vende më poshtë me 21 pikë.

Chelsea dhe Liverpool fituan duelet e tyre, andaj ‘City’ i ka obligim tre pikët në këtë sfidë – kurse Tottenham e ka shansin e artë të ngjitet në tabelë dhe të tregojë se është konkurrent serioz këtë edicion në Premierligë.