Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohen një sërë aktivitetesh transmeton Drenica Press.

Aktivitetet do të nisin që në orët e hershme (08:30) të mëngjesit duke bërë homazhe në sheshin e Drenasit, pranë shtatores së “Fehmi Lladrovcit” për të vazhduar me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Drenasit.

Në ora 09:30 do të organizohet një pritje për ish ushtaren kanadeze Sofie Boisvert Levesque.

Në ora 10:00 do të mbahet mbedhja solemne e Kuvendit Komunal.

Në orën 17:00 programi festiv në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Ndërsa përmbyllja e aktiviteteve do të bëhet në ora 21:00 me finale e turnirit “Rasim Kicina”. /Drenica Press/