Dje më datë 26.09.2012, në orët e pasiditës janë arrestuar një polic hetues dhe një gjyqtar.

Burime të Indeksonline kanë mësuar identitetin e zyrtarëve të arrestuar , polici hetues në të majtë të fotos me inicialet B.Gashi ndërsa gjyqtari në të djathtë me inicialet R.Ismajli. Këta dy zyrtarë janë arrestuar nga njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë.

Gjatë aplikimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të bazuara për inkriminimin e dy zyrtarëve; një gjyqtari në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Skenderaj (potencuar më lartë) dhe të një zyrtari policor.

Zyrtari policor menjëher është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Operacioni i datës 26.09.2019, është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve hetimore me Prokurorinë Speciale të RKS-së.

Dy personat e dyshuar dhe tani më të arrestuar nën dyshimin për vepra penale “keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, “ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit” janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës ri-konfirmon se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, prandaj çdoherë dhe ndaj kujtdo që bie ndesh me procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pavarsisht rolit dhe funksionit që ka individi i caktuar do të ndërmerren veprime rigoroze sipas kompetencës ligjore.