Këta janë emrat e tre personave të vdekur sot në aksidentin në Mramor

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasditës në fshatin Mramor.

Loading...

Tri vetura të përfshira, në mesin e tyre edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë kanë bërë që dy persona të ndërrojnë jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një tjetër më pas në spital.

Indeksonline mëson se viktimat janë Agron Shala,  Ramiz Shala dhe Elfete Shala.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, i lënduari tjetër nga ky aksident./Indeksonline/